Forcat ukrainase tani po luftojnë për të rimarrë territorin e saj

Lufta në Ukrainë

Forcat ukrainase tani janë duke u përpjekur të rimarrin territorin që rusët kishin fituar.

Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane ukrainasit janë të aftë dhe të gatshëm për ta rimarr trojet e humbura.

Zyrtari tha se ushtria e ukrainasve është duke luftuar për të rikthyer Kherson, si dhe duke i shtyrë forcat ruse nga verilindja e Mykolaiv-it.

Zyrtari paralajmëroi se SHBA-ja nuk mund të thotë nëse këto lëvizje janë pjesë e një “plani më të madh operacional” nga ukrainasit apo jo.

Po ashtu përmes një kundërsulmi, në veri dhe në perëndim të kryeqytetit të Kievit ushtria ukrainase, duket se ka bërë disa përparime, duke e vendosur flamurin shtetëror në qytetin e Makarivit./Shqip.com