Të paktën 117 fëmijë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë të paktën 117 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 155 të tjerë janë plagosur. Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, ku sipas njoftimit shumica e viktimave janë raportuar në ose rreth kryeqytetit ukrainas Kiev (58) dhe në qytetin verilindor … Continued

OBSH raporton 62 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor ukrainas

Forcat ruse po vazhdojnë bombardimet në zonat e banuara të Ukrainës, si dhe në objekte të kujdesit shëndetësor. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka verifikuar 62 sulme të veçanta në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus pothuajse katër javë më parë, shkruan BBC. OBSH, ka njoftuar se 15 persona … Continued

Ukraina akuzon Rusinë se ka deportuar me forcë më shumë se 2000 fëmijë

kraina ka akuzuar Rusinë se ka deportuar me forcë më shumë se 2000 fëmijë. Ministria e Punëvë të Jashtme të Ukrainës, tha se forcat ruse kanë dëbuar me forcë 2,389 fëmijë nga Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë, shkruan CNN. “Veprime të tilla janë një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, në veçanti e ligjit ndërkombëtar … Continued

Më shumë se 15,000 trupa ruse të vrarë që nga fillimi i luftës

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë rreth 15.300 trupa ruse. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në përditësimin e fundit. Ministria midis humbjeve ushtarake të Rusisë rendit gjithashtu 509 tanke, 1,556 automjete luftarake të blinduara dhe 252 sisteme artilerie, shkruan BBC. Rusia ka dhënë vetëm një herë një … Continued

Forcat ruse kanë rezerva municionesh vetëm edhe për tre ditë

Rezervat për forcat ruse mund të zgjasin vetëm edhe tre ditë. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se forcat ruse kanë rezerva municionesh dhe ushqimesh që do të zgjasin “jo më shumë se tre ditë”. Në deklaratën e tyre thuhet se forcat ruse kanë tre ditë furnizime me karburant, të cilat plotësohen nga kamionë-cisternë. Ata … Continued

Gati një mijë ndërtesa të shkatërruara në Kharkiv

Pothuajse një mijë ndërtesa janë shkatërruar nga sulmet ruse në Kharkiv. Qyteti i Kahrkiv ka qenë nën pushtimin rus dhe pothuajse një mijë ndërtesa janë shkatërruar si rezultat i bombardimeve ruse, tha shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës, shkruan BBC. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, tha se shumica e këtyre janë ndërtesa banimi. Forcat ruse … Continued

Ukraina në rrezik nga minat dhe mjetet e pashpërthyera

Këto toka para pushtimit rus nuk klasifikoheshin si të rrezikshme.  Ukraina ka ekipet e veta të deminimit dhe se ka arritur që t’i largojë disa nga mjetet plasëse të cilat përbëjnë rrezik për komunitetin. Ndryshe luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 27-të dhe palët nuk kanë dhënë shenja për armëpushim. Nuk ka të … Continued

Fabrika që prodhon dhe riparon tanke ruse pezullon punën

Fabrika që prodhon dhe riparon tanke ruse ka pezulluar punën. Ushtria ukrainase po raporton se një kompani që prodhon dhe riparon tanke ruse ka pezulluar punën në fabrikën e saj në rajonin qendror rus të Chelyabinsk për shkak të mungesës së pjesëve të importuara. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton se … Continued