Shpërthime të mëdha dëgjohen në Kiev

Në qytetin e Kievit janë dëgjuar shpërthime të mëdha nga forcat ruse.

Disa shpërthime të forta u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas të martën, ndërsa qyteti ishte nën një shtetrrethim 35-orësh.

Një nga shpërthimet ishte aq i fortë sa ndezi alarmet e makinave në qendër të qytetit, shkruan CNN.

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko tha se mbrojtja ajrore ukrainase kishte përfshirë dhe shkatërruar një raketë ruse Tochka-U dhe se mbetjet e predhës kishin rënë në lumin Dniper.

Granatimet dhe të shtëna me armë të vogla mund të dëgjoheshin gjithashtu me ndërprerje gjatë dy orëve të fundit.

Kievi është aktualisht nën një shtetrrethim të shpallur nga kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko të hënën.

Në një deklaratë në Telegram, Klitschko tha se shtetrrethimi do të fillojë të hënën në orën 20:00 dhe do të zgjasë deri në orën 7:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Ndërkaq, ai ju kërkoj të gjithë banorëve të qëndrojnë në shtëpi apo në strehimore në rast të sinjalit nga alarmi.