Macron dhe Putin kanë vazhduar bisedat në telefon

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Qeveria franceze e ka konfirmuar se presidenti, Emmanuel Macron, foli me presidentin rus, Vladimir Putin, përmes telefonit të martën.

Në një deklaratë, Pallati Elysée tha se telefonata vazhdoi bisedat e mëparshme të Macron me Putinin në lidhje me një armëpushim dhe shqetësimet e vazhdueshme të sigurisë, shkruan BBC.

“Aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje, por presidenti Macron mbetet i bindur për nevojën për të vazhduar përpjekjet e tij. Nuk ka rrugëdalje tjetër përveç armëpushimit dhe negociatave të mirëbesimit të Rusisë me Ukrainën”, thuhet në deklaratë.

Ai shtoi se Macron “qëndron përkrah Ukrainës”.

Përveç Putinit, Macron foli të martën edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrin italian, Mario Draghi, përpara samitit në Bruksel të enjten.

Thirrja u mbajt për të diskutuar nevojat evropiane për energji në dritën e luftës në Ukrainë, si dhe shqetësimet e sigurisë ushqimore. /Shqip.com