Zelensky: Mariupoli po “bëhet hi”, por qyteti do të “mbijetojë”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pwrmes njw video të lëshuar të hënën tha se qyteti port ukrainas i Mariupolit po “shndërrohet në hi” nga agresioni ushtarak i Rusisë, por shtoi se qyteti do të “mbijetojë”.    Mariupol, i cili para luftës ishte shtëpia e rreth 450,000 njerëzve, ka qenë pothuajse nën sulm të vazhdueshëm nga forcat … Continued

Një i vrarë pas shpërthimeve në Kiev

Një person është vrarë pas shpërthimeve në lagjen Podilskyi të Kievit, tha të dielën kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko. Disa shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, sipas ekipit të CNN në terren. Shpërthimet goditën lagjen Podil të kryeqytetit ukrainas, duke përfshirë zona banimi dhe biznesi, tha Klitschko. Shpërthimet goditën “disa shtëpi dhe territorin … Continued

Kryeministrja e Estonisë: Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë

“Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë,” tha të dielën kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas. Ajo tha se ishte “zemërthyese” të shihje se çfarë po bën Rusia në Ukrainë. “Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe ndihmuar Ukrainën për të luftuar këtë luftë. Putini nuk duhet ta fitojë këtë luftë”, … Continued

Presidenti i Ukrainës krahason pushtimin rus me Luftën e Dytë Botërore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë një video mesazhi drejtuar deputetëve izraelit, ka tërhequr paralele midis pushtimit rus të Ukrainës dhe Luftës së Dytë Botërore. Zelensky tha se pushtimi “nuk është një operacion ushtarak”. “Është një luftë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e popullit tonë, shkatërrimin e fëmijëve tanë, familjeve, shtetësisë, qyteteve, kulturave … Continued

Joe Biden nuk do të vizitojë Ukrainën këtë javë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nuk do të udhëtojë në Ukrainë këtë javë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se nuk ka plane që presidenti i SHBA-së Joe Biden të udhëtojë në Ukrainë këtë javë ndërsa ai shkon në Evropë për samite të parakohshme urgjente. “Udhëtimi do … Continued

Ukraina dhe Rusia bëjnë përparim në negociata

Ukraina dhe Rusia po vazhdojnë bisedimet për të ndaluar luftën. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i cili po ndërmjetëson bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, ka thënë se të dyja palët janë afër një marrëveshjeje, shkruan BBC. “Nuk është një gjë e lehtë të pajtohesh me të ndërsa lufta po vazhdon, ndërsa civilët … Continued

“Rusia do të ketë më shumë pasoja nëse përdor armë kimike në Ukrainë”

Rusia do të përballet me më shumë pasoja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse përdor armë kimike në pushtimin e saj në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield. Ajo thotë se ata janë të shqetësuar se Rusia mund të përdorë armë kimike ne Ukrainë, … Continued

Zelensky: Nëse do të ishim anëtar i NATO-s, një luftë nuk do të kishte filluar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të dielën se nëse vendi i tij do të ishte pranuar në aleancën e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut më herët, atëherë Rusia nuk do ta kishte pushtuar vendin. “Po të ishim anëtar i NATO-s, nuk do të kishte filluar një luftë. Do të doja të merrja garanci sigurie … Continued

10 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, thotë komisioneri i OKB-së

10 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, tha të dielën Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi. “Ndër përgjegjësitë e atyre që bëjnë luftë, kudo në botë, është vuajtja që u shkaktohet civilëve që detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre. Lufta në Ukrainë është aq shkatërruese saqë … Continued

Miliona fëmijë janë larguar nga Ukraina që kur ka filluar pushtimi rus

Refugjatët ukrainas po vazhdojnë të largohen nga luftimet ruse. Pjesë e shumtë e tyre janë edhe fëmijë, të paktën 1.5 milionë fëmijë janë bërë refugjatë nga pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia, tha të dielën për CNN zëdhënësi i UNICEF-it. Sipas CNN, 3.3 milionë të mitur të tjerë janë aktualisht të zhvendosur brenda vendit. “Secili prej … Continued