Miliona fëmijë janë larguar nga Ukraina që kur ka filluar pushtimi rus

Refugjatët ukrainas po vazhdojnë të largohen nga luftimet ruse.

Pjesë e shumtë e tyre janë edhe fëmijë, të paktën 1.5 milionë fëmijë janë bërë refugjatë nga pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia, tha të dielën për CNN zëdhënësi i UNICEF-it.

Sipas CNN, 3.3 milionë të mitur të tjerë janë aktualisht të zhvendosur brenda vendit.

“Secili prej tyre është një fëmijë individual, jeta e të cilit është copëtuar, bota e të cilit është kthyer përmbys”, ka thënë zëdhënësi.

Ndërkaq, të paktën 150 fëmijë janë vrarë dhe 160 janë plagosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, sipas agjencisë së OKB-së.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 25-t, ndërsa pothuajse shumë qytete janë dëmtuar e shkatërruar edhe në zonat e banuara.

Ditë më parë autoritetet e Mariopit, kanë bërë të ditur që 90 për qind e qytetit ishte shkatërruar.