Një i vrarë pas shpërthimeve në Kiev

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko

Një person është vrarë pas shpërthimeve në lagjen Podilskyi të Kievit, tha të dielën kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

Disa shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, sipas ekipit të CNN në terren.

Shpërthimet goditën lagjen Podil të kryeqytetit ukrainas, duke përfshirë zona banimi dhe biznesi, tha Klitschko.

Shpërthimet goditën “disa shtëpi dhe territorin e një prej qendrave tregtare. Ekipet e shpëtimit, mjekët dhe policia janë tashmë në vendngjarje”, tha Klitschko përmes Telegram.

Gjithashtu, Klitschko tha se ekipet e shpëtimit po shuajnë një zjarr të madh në një nga qendrat tregtare.

Para pak çastesh shpërtheu zjarr masiv kundërajror mbi Kiev.

Sipas raportimeve nga CNN, janë parë topa kundërajror që gjuanin në qiell për disa minuta që dukej se ishin të paktën dy raketa kundërajrore që u hodhën gjithashtu në ajër.