Voton Përparim Rama: Kohëra të mira po vijnë për qytetarët e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, sapo ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar. Obligimin e tij qytetar e kreu në “Fakultetin Ekonomik”, Prishtinë, shkruan Shqip.com. Rama para gazetarëve tha se fton të gjithë qytetarët e Prishtinës të dalin të votojnë për të mirën e … Continued

Arben Vitia: Sot vendoset për fatin e kryeqytetit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë se sot vendoset për  fatin e kryeqytetit. Vitia ka votuar në shkollën ‘Halil Sokoli”. Ai tha se është e rëndësishme për demokracinë që të votohet masivisht. “Ju ftoj të votoni të gjithëve që të votoni”, ka thënë Vitia. Ai përballë në balotazh e … Continued

Hyseni qytetarëve: Votoni pa marrë parasysh bindjet tuaja politike

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, i ka ftuar qytetarët e qytetit të tij që të votojnë – pa marrë parasysh  bindjes së tyre politike. “Është ende mëngjese po e shfrytëzojë të drejtën time kushtetuese për të votuar”,  tha Hyseni. Ai po ashtu theksoi se nuk është evidentuar ndonjë parregullsi deri … Continued

Demokracia në Veprim: Procesi i votimit ka filluar në kohë

Demokracia në Veprim ka njoftuar se procesi i votimit ka filluar në kohë. Në njoftimin e DnV-së thuhet se në rreth 90 për qind të hyrjeve të qendrave të votimit, janë parë zyrtarë policorë për të garantuar sigurinë e procesit zgjedhor. Ndërsa në raste të izoluara ata janë parë brenda hapësirave të qendrave të votimit, … Continued

Voton Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka votuar. Obligimin e saj qytetar ajo e kreu në “Fakultetin e Edukimit”, Prishtinë – e që është qendra më e madhe e votimit. “Ftoj të gjithë qytetarët që të votojnë në të gjitha komunat ku ka balotazh dhe të vendosin për komunat e tyre për … Continued

Këtu e gjeni vendvotimin tuaj për zgjedhjet e 14 nëntorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se si mund ta gjeni vendvotimin tuaj. E thjesht klikoni këtu dhe shënoni numrin e letërnjoftimit tuaj. Sot, në 21 komuna u hapen vendvotimet për të votuar për kryetarin e komunës. Deri në ora 19:00 qytetarët mund të dalin e  të votojnë. Por, u raportua se disa qytetarë kishin probleme ta … Continued

Voton Burim Berisha i Fushë Kosovës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Burim Berisha ka votuar. AI këtë obligim e ka krye në shkollën fillore “Bajram Curri”,  në Sllatinë. “Do të jetë një proces i lirë, demokratik dhe pa ndërhyrje”, tha Berisha. Ai për një grusht votash nuk arriti të fitonte në balotazh. Ndërsa, sfidohet nga … Continued

Hapet një vendvotim në Gjakovë, por s’ka rrymë

Në fshatin Bishtazhin të Gjakovës është ndalur rryma. Qendra e votimit është hapur sipas kohës së rregullt, por ndriçimi mungonte. Zyrtari Komunal Zgjedhor në Gjakovë, Armir Rexhaj, ka thënë se disa vendvotime në Komunën e Gjakovës janë pa energji elektrike. Kryetari aktual Adrian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po sfidohet nga Mimoza Kusari-Lila … Continued

KQZ kërkon nga qytetarët që të votojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë. Këtë e kërkoi përmes një konference për media zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar”, tha Elezi. Ai tregoi se të drejtë vote në këtë raund të dytë … Continued

Votuesi i hershëm në Viti: Rinia nuk po punon

“Rinia nuk po punon”, kështu tha votuesi i parë në qendër më të madhe të votimit në Viti. Ai është një i pensionuar i Zvicrës dhe thotë se traditën e të zgjuarit herët e ka marrë atje. “Po shpresojmë për rininë, por nuk po punojnë”, theksoi ai. Përndryshe në Viti përballet Lidhja Demokratike e Kosovës … Continued