Voton Përparim Rama: Kohëra të mira po vijnë për qytetarët e Prishtinës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, sapo ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar.

Obligimin e tij qytetar e kreu në “Fakultetin Ekonomik”, Prishtinë, shkruan Shqip.com.

Rama para gazetarëve tha se fton të gjithë qytetarët e Prishtinës të dalin të votojnë për të mirën e kryeqytetit, ndërsa paralajmëroj se “kohëra të mira po vijnë për qytetarët e Prishtinës”.

“Unë sapo votova në këtë ditë nëntori, ditë fantastike me diell, ditë e mirë për Prishtinën. Kohëra të mira për të gjithë qytetarët e Prishtinës, po vijnë”.

“Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, ta shfrytëzojnë këtë rast për transformimin e bukur të qytetit tonë”, përfundoi Rama.