Arben Vitia: Sot vendoset për fatin e kryeqytetit
Publikuar:
(14.11.2021 09:18:51)
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë se sot vendoset për fatin e kryeqytetit.
Vitia ka votuar në shkollën ‘Halil Sokoli”.
Ai tha se është e rëndësishme për demokracinë që të votohet masivisht.
“Ju ftoj të votoni të gjithëve që të votoni”, ka thënë Vitia.
Ai përballë në balotazh e ka Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.