KQZ kërkon nga qytetarët që të votojnë

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë.

Këtë e kërkoi përmes një konference për media zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar”, tha Elezi.

Ai tregoi se të drejtë vote në këtë raund të dytë kanë 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë,

Këta votues të drejtën e tyre mund ta ushtrojnë në 575 qendra të votimit me gjithsej 1,638 mijë vendvotime.