Demokracia në Veprim: Procesi i votimit ka filluar në kohë
Demokracia në Veprim ka njoftuar se procesi i votimit ka filluar në kohë.
Në njoftimin e DnV-së thuhet se në rreth 90 për qind të hyrjeve të qendrave të votimit, janë parë zyrtarë policorë për të garantuar sigurinë e procesit zgjedhor.
Ndërsa në raste të izoluara ata janë parë brenda hapësirave të qendrave të votimit, shkak i motit të ftohtë.
“Përkundër garës së fortë midis kandidatëve që janë në balotazh, të dhënat nga terreni, tregojnë që në afërsi të Qendrave të Votimit, në 98% të rasteve, nuk ka pasur vendosje të posterëve të subjekteve politike apo kandidatëve”.
“Ashtu siç ishte raportuar edhe në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, rreth ¼-ta e Qendrave të Votimit vazhdojnë të jenë të paqasshme për persona me aftësi të kufizuar fizike”, thuhet në njoftim.