Votuesi i hershëm në Viti: Rinia nuk po punon
Publikuar:
(14.11.2021 08:08:47)
“Rinia nuk po punon”, kështu tha votuesi i parë në qendër më të madhe të votimit në Viti.
Ai është një i pensionuar i Zvicrës dhe thotë se traditën e të zgjuarit herët e ka marrë atje.
“Po shpresojmë për rininë, por nuk po punojnë”, theksoi ai.
Përndryshe në Viti përballet Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Ky qytet është bastion i LDK-së.