Hapet një vendvotim në Gjakovë, por s’ka rrymë

Në fshatin Bishtazhin të Gjakovës është ndalur rryma.

Qendra e votimit është hapur sipas kohës së rregullt, por ndriçimi mungonte.

Zyrtari Komunal Zgjedhor në Gjakovë, Armir Rexhaj, ka thënë se disa vendvotime në Komunën e Gjakovës janë pa energji elektrike.

Kryetari aktual Adrian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po sfidohet nga Mimoza Kusari-Lila e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata ishin përballur edhe në balotazh më 2017, ku Gjini kishte fituar në balotazh.