Zelensky: Rusia duhet të kërkojë paqe ose të largohet nga komuniteti ndërkombëtar

Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, ka folur për pushtimin e Rusisë dhe pasojat që duhet të vijnë për shtetin e Rusisë.   

Zelensky ka thënë se Rusia duhet të largohet nga komuniteti ndërkombëtar nëse nuk dëshiron të ndjekë një marrëveshje paqeje.

“Ose udhëheqja ruse do të kërkojë realisht paqen ose si rezultat i kësaj lufte, Rusia do të largohet përgjithmonë nga arena ndërkombëtare,” tha ai në një fjalim video.

Duke folur për goditjet në rritje të Rusisë në lindje dhe jug, ai tha:

“I gjithë ky aktivitet i ethshëm i pushtuesve dëshmon para së gjithash për pasigurinë e tyre. Për faktin se edhe me rezerva të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake sovjetike dhe një numër të konsiderueshëm ushtarësh… trupat ruse dyshojnë në aftësinë e tyre për të na thyer, për të thyer Ukrainën. Epo, ne bëjmë gjithçka për të justifikuar dyshimet e tyre.”

Ai përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një embargo totale të naftës ruse, duke thënë: “Bashkimi Evropian duhet të ndalojë sponsorizimin e makinës ushtarake të Rusisë”.

Zelensky shprehu mirënjohje për Presidentin Biden pasi ai premtoi një dërgesë tjetër masive armësh në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës premtuan se do të dërgojë 800 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar ushtarin Ukrainase.