Zelensky: Rrëzojeni murin që po krijon Rusia

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një fjalimit të mbajtur në Parlamentin gjerman të enjten, duke bërë thirrje për “rrëzim” të murit që Rusia është duke ndërtuar për të ndarë Evropën, përmes pushtimit të Ukrainës.

“Nuk është Mur i Berlinit – është mur në Evropën Qendrore, në mes të lirisë, dhe ky mur po rritet me çdo bombë” të rrëzuar në shtetin tonë, ka thënë Zelensky para deputetëve gjermanë më 17 mars.

Zelensku po ashtu shtoi “Zoti Scholz, rrëzojeni këtë mur”, duke iu referuar kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Ky fjalim i Zelenskyt është i radhës pas fjalimeve të ngjashme që ai ka mbajtur në Kanada, Britani dhe Shtetet e Bashkuara, ku bëri thirrje për më shumë mbështetje që të mposhtet agresioni rus.