Zelensky kërkon armë: Duam vetëm 1 për qind të asaj çka ka NATO

Presidenti i Ukrainës Vlodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar përsëri qeverive perëndimore që të furnizojnë vendin e tij me avionë, tanke dhe sisteme të mbrojtjes raketore.

Përmes një video-mesazhi, Zelensky “u ankua” se avionët rus nuk mund të rrëzohen me mitralozë.

“Çfarë po bën NATO? A është duke u drejtuar nga Rusia? Çfarë presin ata? Kanë kaluar 31 ditë. Ne kërkojmë vetëm 1% të asaj që ka NATO, asgjë më shumë,” shtoi ai.

Nga ana tjetër kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, kishte konfirmuar për ‘BBC‘ se vendi i tij ishte i gatshëm të dërgonte arsenalin e tij të raketave të mbrojtjes ajrore S-300 të prodhimit sovjetik në Ukrainë nëse mund të sigurohej një zëvendësim.

Zelensky ka bërë vazhdimisht thirrje për ndihmë ndaj Ukrainës, që prej se lufta filloi para një muaji.