Zelensky bën thirrje për një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë

Presindenti i Ukrainës

Në pesë ditë lufte, Rusia ka lëshuar 56 raketa dhe 113 raketa lundrimi në territorin ukrainas, sipas presidentit Zelensky.

“Ne duhet të konsiderojmë një mbyllje të plotë të qiellit për raketat, avionët dhe helikopterët rusë”, ka thënë ai, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Ukrainës (Ukrinform), raporton BBC.

Në thirrjen për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, Zelensky nuk ka treguar se kush nuk duhet ta zbatojë atë dhe si.

Bisedimet e paqes të së hënës u mbajtën në sfondin e bombardimeve të vazhdueshme ruse të qyteteve të Ukrainës, shtoi ai.

Ai dënoi gjithashtu rolin e Rusisë në Kombet e Bashkuara, duke thënë se një vend që kryen krime lufte nuk duhet të lejohet të mbajë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.