Vuçeviq: Serbët kthehen në institucione kur të zbatohen marrëveshjet

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq ka thënë se serbët e Kosovës do të kthehen në institucione atëherë kur të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Siç raportojnë mediat serbe Vuçeviq tha se Serbia është duke u përpjekur ta mbajë paqen.

“Ku janë të drejtat e njeriut tani? Nuk ka të drejta të njeriut kur flasim për Serbinë, për serbët në Kosovë. Kur marrëveshja e Brukselit të fillojë të respektohet, serbët do të kthehen në institucione. Është shqetësuese se nuk ka palë tjetër për dialog dhe dialogu kërkon të dy palët. Sa shumë po përpiqet Serbia të mbajë paqen në Kosovë kaq shumë pala tjetër po bën gjithçka për të shqetësuar paqen dhe stabilitetin,” tha Vuçviqi.

Sa i përket situatës në Kosovë, Vuqeviç tha se u bë delikate pas shkarkimit të drejtorit të policisë në veri Nenad Gjuriq.

“Situata u bë tepër delikate pas shkarkimit të Nenad Gjuriç, i cili ishte komandanti rajonal i policisë, zona veriore dhe vendimi i serbëve për të lënë të gjitha institucionet në territorin e krahinës. Kjo nuk ishte një demonstrim force nga serbët, ishte një masë e detyruar. Njerëzit janë të shqetësuar dhe nga ana tjetër përgjegjës, njerëzit janë bllokuar në Kosovë dhe kjo ka vazhduar për 23 vjet”.

Ai tha se ka qenë e qartë që policët serbnuk do të ndëshkonin shtetasit e tyre lidhur me target.

“Pala shqiptare shfuqizon targat neutrale të statusit dhe e vendos komunitetin serb në një situatë të pamundur, ata nuk mund të zgjedhin tavolinat, nuk kanë mundësi të kenë targa neutrale ndaj statusit dhe t’i vendosin ato para fait accompli – ose do t’i keni targat që ju imponojmë ose do t’ju arrestojmë, do t’ju ndëshkojmë, do të marrim makinën. Policët me kombësi serbe nuk do ta bëjnë këtë, për të ndëshkuar shtetasit e tyre”.

Ndërsa, për zyrtarët ser btë cilët kanë mbetur pa punë, ministri mbrojtjes së Serbisë ha se shteti i tij duhet të ju bëjë një zgjidhje.

“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje dhe mundësi dhe unë mendoj se presidenti ka dhënë tashmë detyra, si t’i bëjë këta njerëz të jetojnë dhe të mos rrezikohen ekzistencialisht në kuptimin material dhe ata janë kërcënuar nga Prishtina”.

Sa për zhvillimin e gjendjes së sigurisë, Vuqeviç thotë se KFOR dhe EULEX duhet të kompensojnë për mungesën e serbëve në institucione.

“KFOR duhet të zëvendësojë dhe zëvendësojë nisjen apo pezullimin e policëve serbë në veri të Kosovës do të ishte katastrofike për Kurtin të dërgonte policinë e tij. Nuk mendoj se KFOR do të bëhet polici, por është shumë e rëndësishme që të trajtojë çështjet e sigurisë thelbësore të gjithë serbëve në Kosovë”.

Sot është dita e katërt e tensioneve në Kosovë pasi Lista Serbe vendoi që t’i bojkotojë institucionet e Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme, deputetet e Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Nga pozita e kryetarit kanë dhënën dorëheqje edhe katër kryetarët e komunave me shumicë serbe.

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka mbetur dje pa punonjës serb pas dorëheqjes së tyre.

Serbët pretendojnë që nuk do të kthehen në institucione deri sa të largohet vendimi i  Qeverisë së Kosovës për targa si dhe deri sa të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.