Vetëm një anëtar i Listës Serbe nuk ka ofruar dorëheqjen e tij

Vetëm një anëtarë i Listës Serbe nuk ka ofruar dorëheqjen e tij ne Kuvendin e Kosovës.

Vetëm emri i Adem Hoxhës figuron në listën e grupit parlamentar “Lista Serbe” në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Hoxha i përket komunitetit goran dhe është ish- anëtarë i 6+ i cili ju ishte bashkuar Listës Serbe në vitin 2020.

Gjatë ditës së sotme, deputetet e Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës thuhet se dhjetë deputetë nga Lista Serbe kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre dhe ato janë të parevokueshme.

Kujtojmë se Lista Serbe ka bojkotuar institucionet e Kosovës pas vendimit të Qeverisë për pezullimin nga puna drejtorin rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriq.

Po të njëjtën ditë, shumë pjesëtarë të komunitetit serb në Policinë e Kosovës kanë zhveshur uniformat e tyre.

Dorëheqjet e tyre kanë vazhduar edhe në ditët pasuese – në mesin e dorëheqjeve janë edhe ato të katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe.

Dje është mbajtur edhe një protestë ne veri të Kosovës në të cilën u kërkua formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lista Serbe ka njoftuar se ata nuk do të kthehen në institucione derisa të largohet vendimi për targat si dhe deri në formimin e Asociacionit.