Vërshime në Junik, nënkryetari i Komunës publikon pamje dhe bën thirrje për kujdes

Nënkryetari i Komunës së Junikut, Besart Tofaj, ka publikuar pamje nga vërshimet që kanë kapluar qytetin e Junikut.

Më tutje Tofaj ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes.

“Ju lutemi për kujdes të shtuar për shkak të reshurave të dendura të shiut që kanë përfshirë Komunën tonë, e që ka bërë që niveli i ujit në Lumin Erenik të rritet e që pastaj rrezikon edhe të dal nga shtrati. Krahas thirrjes për kujdes ju lutemi që në rast të ndonjë emergjence të lajmëroni Zjarrfiksat (193) apo edhe Policinë e Kosovës (192)” ka bërë të ditur Tofaj.

Më tutje Tofaj ka bërë të ditur se kjo gjendje mund të vazhdoj edhe në ditën në vijim sepse sipas IHMK-së, zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin, qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë dhe Rahovec.