Ushtari rus do të dalë në gjyq për vrasjen e një civili në Ukrainë

Ushtar rus mbi tank

Ukraina ka njoftuar se ushtari i parë rus do të dalë në gjyq për vdekjen e një 62-vjeçari në rajonin Sumy të Ukrainës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zyra e prokurorit të përgjithshëm të vendit të mërkurën, shkruan CNN.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se ka ngritur një aktakuzë kundër Vadim Shishimarin, komandant i njësisë ushtarake 32010 të Divizionit të 4-të të Tankeve Kantemirov të rajonit të Moskës.

Hetimi pretendon se 21-vjeçari rus vrau një banor 62-vjeçar të paarmatosur, i cili po ngiste një biçikletë përgjatë rrugës në fshatin Chupakhivka në rajonin Sumy më 28 shkurt.

Sipas deklaratës, forcat ruse hynë në fshat me një makinë të vjedhur me rrota të shpuara.

Gjatë rrugës, ata panë një burrë që kthehej në shtëpi dhe po fliste në telefon, sipas deklaratës. Një nga rusët urdhëroi një rreshter të vriste një civil në mënyrë që ai të mos i raportonte ushtrisë ukrainase. Shishimarin qëlloi disa të shtëna nga dritarja e hapur e një makine nga një kallashnikov në kokën e banorit, pretendojnë prokurorët./Shqip.com