Ukraina synon të sigurojë korridoret humanitare në bisedimet me Rusinë
Publikuar:
(03.03.2022 14:21:29)
Një raund i dytë bisedimesh midis delegacioneve ukrainase dhe ruse do të fillojë në Bjellorusi në orët e ardhshme.
Qëllimi minimal i Kievit është të krijojë korridore humanitare – rrugë për civilët për t’i shpëtuar zonave të goditura nga konflikti, shkruan BBC.
Kështu është – sipas negociatorit ukrainas, Davyd Arakhamia, i cili postoi një përditësim të shkurtër në Facebook së bashku me një foto të tij dhe një kolegu përpara një helikopteri.
Kjo vjen pasi numri i njerëzve që ikin nga Ukraina arrin në një milion, ndërsa Moska vazhdon të rrethojë shumë qytete në jug.
Pozicioni negociator i Rusisë – sipas ministrit të Jashtëm të vendit Sergej Lavrov – është se:
- Ukraina duhet të “çmilitarizohet” dhe “denazizohet”.
- Krimea – gadishulli jugor i Ukrainës i aneksuar nga Moska në 2014 – njihet nga Kievi si pjesë e Rusisë.
- Dy rajone separatiste në Ukrainën lindore – e vetëshpallur Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut – njihen zyrtarisht.