Ukraina: Rusia pa sukses në kapjen e qyteteve në Donetsk dhe Tavriya

Përpjekjet e Rusisë për të kapur Popasnën dhe Rubizhnën në Donetsk dhe Tavriya të Ukrainës lindore kanë qenë “të pasuksesshme”, thuhet deklaratën Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ukraina ka zmbrapsur tetë sulme ruse në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk në 24 orët e fundit, raporton “BBC”.

Po ashtu, forcat ukrainase shkatërruan katër tanke ruse, gjashtë automjete të blinduara transporti, katër makina luftarake të këmbësorisë dhe një sistem artilerie.

Në ditët e fundit, Rusia ka tërhequr trupat nga kryeqyteti i Kievit dhe ka zhvendosur fokusin e saj në Ukrainën lindore.

Kjo shtytje përpara mund të çojë në një konflikt të zgjatur në zonë.

Nëse Rusia do të pushtonte lindjen, do t’i jepte presidentit Vladimir Putin njëfarë arritjeje nga lufta, raportoi Paul Kirby i BBC-së në fillim të kësaj jave.

Por presidenti Zelensky është zotuar të “luftojë për çdo metër të tokës tonë”.

Përndryshe, lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 51-të prej se filloi nga 24 shkurti i këtij viti.