Ukraina: 197 fëmijë të vrarë deri më tani në luftën në Ukrainë

Rreth 197 fëmijë kanë vdekur dhe 351 janë plagosur gjatë luftës në Ukrainë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar të enjten prokurori i përgjithshëm i vendit, duke cituar shifra nga prokurorët për të mitur, shkruan CNN.

Trupat e fëmijëve të moshës katër dhe 10 vjeç u gjetën së bashku me trupin e djegur të një djali 17-vjeçar në Hostomel dhe Bucha, në rajonin e Kievit, thuhet në deklaratë.

Deklarata shtoi se një baba dhe djali i tij i mitur u vranë në zonën e Çernobilit pranë fshatit Dytiatky në rajonin e Kievit, kur ushtarakët rusë qëlluan në një makinë të ndaluar në një rrugë.

Shtatë fëmijë vdiqën si rezultat i një sulmi rus në stacionin e trenit Kramatorsk, thuhet në deklaratë.

Të mërkurën, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se trupat e djegur të një vajze 16-vjeçare dhe një djali 10-vjeçar ishin gjetur në fshatrat Borodianka, në veriperëndim të Kievit, dhe Korolivka, në Ukrainën perëndimore./Shqip.com