Tensionët në veri/ Nis takimi në mes të Kurtit dhe opozitës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar liderët e opozitës për të diskutuar për situatën e fundit në veri.

Takimi është duke u zhvilluar që nga mëngjesi dhe prezentë janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, Kurti ftoi opozitarët për të diskutuar zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit.

Kjo pasi dy ditë më parë Lista Srbska ka bërë të ditur se sot kanë vendosur që të bojkotojnë të gjitha institucionet politike në Kosovë.

Pas kësaj eprorët që punojnë në Policinë e Kosovës e që kanë qenë të pranishëm në këtë takim kanë zhveshur menjëherë uniformat e tyre.

Ky vendim është bërë i ditur në një konferencë për media  nga kreu i “Srpskas” Goran Rakiq.

Ai tha se kanë vendosur të largohen nga të gjitha institucionet – Kuvendi, Qeveria dhe 4 komunat, por edhe nga drejtësia, policia dhe administratat në Kosovë.