Spanja mbështetë dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm spanjoll Hoze Manuel Albares ka thënë se vendi i tij do ta favorizojë kurdoherë dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç raporton Europapress.es, Albares tha se nisma e dialogut është e rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit duke theksuar se krizat në Kosovë janë shumë të përsëritura.

Ndërsa, në një konferencë për shtyp në Bruksel, Albares u pyet nëse Spanja do ta mbështesë Kosovën në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Përgjigjja e Albares nuk ishte e qartë pasi sipas tij nuk dëshiron që të bëjë politikë fiktive.


“Në qoftë se kjo kërkesë arrin, do të jetë koha për të marrë vendimet që duhet të merren, nuk më pëlqen të bëj politikë imagjinare dhe për momentin kjo nuk është në tryezë,” tha ministri spanjoll, në një deklaratë pasi Serbia u ka kërkuar vendeve të BE që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të bllokojnë aksesin e tyre në klubin e komunitetit”, tha Albares, raporton Europapress.es.

Kujtojmë se Kosova ka njoftuar se në këtë muaj do të dorëzoj aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Krahas kësaj, Serbia është angazhuar që të loboj tek vendet që se njohin pavarësinë e Kosovës për të mos ia ofruar mbështetjen e tyre dhe ta bllokojnë aksesin e vendit në familjen evropiane.