Sot mbahet Samiti i Berlinit, pritet të nënshkruhen tri marrëveshje

Sot në Gjermani do të nisin takimet në kuadër të Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë ngjarje, në kuadër të së cilës pritet të nënshkruhen tri marrëveshje, do të marrë pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk pritet të marr pjesë.

Delagacionin e Serbisë pritet ta përfaqësoj kryeministrja Ana Brnabiç.

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për nënshkrimin e marrëveshjeve për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

Këto tri marrveshja pritet të nënshkruhen në ora 11:45

Ngjarja nis në ora 09:15, ku kancelari gjerman, Olaf Scholz do të mbajë një fjalim para liderëve.