Shefi i spiunazhit rus paralajmëron se fati i vendit do të vendoset në ditët në vijim

Sergei Naryshkin

Fati i luftës ndemjet Ukrainës dhe Rusisë duket se do të vendoset në ditët në vazhdim.

Sipas kreut të agjencisë ruse të inteligjencës së jashtme fati i vendit do të vendoset në ditët në vijim, ka shkruar BBC.

Gjatë një paneli në Moskë, Sergei Naryshkin, i cili kryeson SVR-në tha se Rusia po përjeton tani një moment vërtet historik.

“Fati i Rusisë po vendoset, vendi i saj i ardhshëm në botë”, tha Naryshkin.

Ai u fokusua në rëndësinë e sovranitetit dhe u tha delegatëve  se “sovraniteti është garanci e mirëqenies dhe dinjitetit të qytetarëve tanë, kjo është e ardhmja e fëmijëve tanë. Në çështje të tilla, Rusia kurrë nuk është tërhequr dhe nuk do të tërhiqet, sepse përndryshe do të pushojë së qeni Rusi’’.

Përpara pushtimit të Ukrainës, Vladimir Putini sfidoi oficerin e dikurshëm të KGB-së, i cili tregoi mbështetjen e plot për njohjen e rajoneve separatiste në Ukrainë./Shqip.com