SHBA e shqetësuar se Kina mund të furnizojë Rusinë me pajisje ushtarake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të shqetësuara se Kina mund të furnizojë Rusinë me pajisje ushtarake që mund të përdoren nga Presidenti Vladimir Putin kundër Ukrainës.

Sekretarja Jen Psaki tha se dështimi i Kinës për të denoncuar veprimet e Rusisë flet shumë, shkruan BBC.

Ajo tha se presidenti Joe Biden do ta ngrejë këtë temë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në një telefonatë të planifikuar për të premten.

Të hënën, SHBA paralajmëroi aleatët se Kina kishte sugjeruar se ishte e hapur për një lëvizje për të ofruar mbështetje ushtarake dhe ekonomike për Rusinë.

Ministria e Jashtme kineze akuzoi SHBA-në për përhapjen e dezinformatave dhe Rusia mohoi t’i kërkonte Pekinit ndihmë ushtarake.