Sekretari britanik: Rusia është duke rritur brutalitetin në Ukrainë

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace në një intervistë për BBC ka deklaruar se trupat ushtarake ruse janë në gjendje të dëshpëruar pasi nuk janë duke arritur të avancojnë në Ukrainë as në ditën e 13-të të luftimeve.  

Wallace ka deklaruar se Rusia është duke rritur nivelin e brutalitetit ngase nuk janë duke arritur t’i realizojnë objektivat e tyre në pushtimin e territoreve ukrainase.

“Është dita e 13-të dhe ata nuk janë duke arritur të avancojnë. Konvojet e tyre ushtarake kanë mbetur dhe nuk po lëvizin. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se është në duart e shtetit të Polonisë nëse dëshiron t’i dhurojë avionë luftarakë Ukrainës.

“Britani nuk mund të furnizojë Ukrainën me aeroplanë  sepse ne nuk kemi aeroplan të tillë me të cilët ata fluturojnë MIG-29 dhe të tjerë. Është çështje e Polonisë nëse dëshiron të mbështesë Ukrainën”, ka thënë Wallace. /Shqip.com