Rusia me gjasë do përjashtohet nga i gjithë futbolli ndërkombëtar

Lojtarët e Rusisë

FIFA është gati të pezullojë ekipet kombëtare të Rusisë nga futbolli ndërkombëtar deri në një njoftim tjetër, ka thënë një burim me njohuri për diskutimet, pas pushtimit të Ukrainës.

FIFA është në bisedime të avancuara me organin evropian të futbollit UEFA për këtë çështje dhe një vendim mund të merret më vonë të hënën, raporton The Idependent.

Rusia parashihej të luante me Poloninë më 24 mars në gjysmëfinalen e play-off-it kualifikues të Kupës së Botës të Evropës, por çdo përjashtim me gjasë do t’i eliminojë ata nga procesi dhe do t’i japë fund shpresave të tyre për të arritur në Katar 2022, i planifikuar për nëntor dhe dhjetor të këtij viti.

Do të nënkuptonte gjithashtu se Rusia nuk do të mund të konkurrojë në Euro 2022 për femra të kësaj vere, të organizuar nga Anglia në korrik.

Presioni mbi FIFA filloi të rritet për të vepruar kur Polonia refuzoi të luante kundër Rusisë. Shoqatat e tjera të futbollit, përfshirë Anglinë, Skocinë dhe Uellsin, ndoqën shembullin duke njoftuar se edhe ato do të bojkotonin çdo lojë me Rusinë.

FIFA ka reaguar ngadalë ndaj luftës në Ukrainë, duke njoftuar një sërë “masash fillestare” të cilat do ta kishin detyruar Rusinë të luante ndeshjet në shtëpi në një vend neutral, të quhej “Unioni i Futbollit të Rusisë” dhe të luante pa flamurin dhe himnin kombëtar, ekuivalent me llojin e masave që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i dha Rusisë për shkelje të dopingut.

Por organi qeverisës global i futbollit u ndal tek përjashtimi të plotë.

Megjithatë, këto propozime u etiketuan “të papranueshme” nga presidenti i federatës polake Cezary Kulesza. “Në situatën e luftës në Ukrainë, ne nuk jemi të interesuar për lojën e paraqitjeve”, tha ai. “Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar: Kombëtarja polake NUK do të luajë kundër Rusisë”.

Të hënën Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar(KON) rekomandoi federatat ndërkombëtare të sporteve të ndalojnë atletët dhe zyrtarët rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë në ngjarje.

KON tha se bordi ekzekutiv mori vendimin “për të mbrojtur integritetin e garave sportive globale dhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve”.