Rritet numri i civilëve të vrarë në Ukrainë nga bombardimet e forcave ruse

Është në rritje numri i civilëve të vrarë në Ukrainë pasi trupat ruse janë duke vazhduar granatimin e qyteteve dhe kjo është duke ndodhur gjatë natës por edhe në orët e hershme të mëngjesit.

Në qytetin Sumy raportohet se janë vrarë 9 persona në mesin e tyre dy fëmijë. Kurse një grua është raportuar se ka mbetur e plagosur nga bombardimet e forcave ruse.

Në Mikolaiv është raportuar se 4 civilë janë vrarë ndërkaq 5 të tjerë janë plagosur.

Nga bombardimet në Kharkiv një ndërtesë është përfshirë nga zjarri duke  lënë të vdekur katër persona. Zjarrfikësit kanë intervenuar në shuarjen e  zjarrit për rreth 4 orë.

Emergjencat civile të Ukrainës kanë njoftuar se kanë arritur shuarjen e një zjarri në një depo të naftës në Kiev. /Shqip.com