Rezultatet e EXIT POLL-it në Malishevë

Rezultatet në Malishevë

Sipas EXIT POLL-it të publikuar nga Klan Kosova, në Malishevë nuk do ketë fitues në raundin e parë.

45 përqind i ka marrë Ekrem Kastrati nga NISMA, i dyti Alban Krasniqi nga LVV me 24.90 për qind dhe i treti është, Isni Kilaj nga PDK me 16.3 për qind.

Në vendin e katërt gjendet Bajrush Hoti nga LDK, ndërkohë i fundit Kastriot Berisha nga AAK, me 2.8 përqind.