Rama uron Pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin sot me urimin për Kosovën.

Në llogarinë e tij në Facebook ai ka postuar një fotografi pikturë të një vajze të vogël që mban litarin e flamurit të shtetit të Kosovës i cili valëvitet në ajër.

“MIRËMËNGJES  Gëzuar Pavarësinë”, ka shkuar kryeministri Rama.