Rozë

Ish-banorja e BBVIP 3, publikon foton e parë me barkun e rrumbullakosur

Sara Gjordeni ka zbuluar pak kohë më parë se është në pritje të ëmbël.

Ajo dhe partneri i saj, Bardhi Idrizi, do të bëhen prindër për herë të parë.

Ish-banorja e “Big Brother VIP3” është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku me ndjekësit e saj ndan momente të ndryshme nga përditshmëria.

Por jo vetëm kaq, pasi Sara nuk ka ngurruar të ndajë me fansat edhe detaje nga shtatzënia.

Ditën e sotme, Sara ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një foto të ëmbël, ku shihet teksa pozon me barkun e rrumbullakosur.

Në fakt në foto duket vetëm hija e trupit të saj në mur, ku dhe ka shkruar ikonën e mbrojtjes nga syri i keq.

/Shqip.com