Rakiq: Serbët dëshirojnë Asociacionin, faleminderit të gjithëve që ishin në barrikada

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherë edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta ketë të qartë se serbët duan krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Edhe një natë pa gjumë për popullin serb, e tillë ka qenë ditët, muajt, vitet, por edhe dekadat e kaluara”, tha ai në konferencën për media raporton mediumi N1.

Rakiq në një prononcim për media ka falënderuar të gjithë që qëndruan mbrëmë nëpër barrikada në veri, duke bllokuar rrugët.

“Dua të falënderojë komandantin e KFOR-it, e kemi njoftuar se nuk ka qenë veprim, por reagim i serbëve ndaj lëvizjes së njëanshme të Prishtinës. Mbrëmë jam dëgjuar shumë herë edhe me presidentin Vuçiq që ka bërë thirrje për paqe. Dëshiroj t’i falënderojë edhe popullin shqiptar (nga diaspora), aksioni nuk ishte kundër popullit shqiptar, e panë mbrëmë kur nuk mundën të vizitonin shtëpitë e tyre”, ka thënë Rakiq

Rakiq ka pasur edhe një porosi për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Mos t’i drejtohet serbëve në Kosovë në gjuhën serbe, pasi mesazhi është i qartë, le të flasë në gjuhën e tij amtare. Unë i them atij se serbët e duan Asociacionin”, tha Rakiq.

Ai ka shtuar se zgjidhja e vetme është dialogu./Shqip.com