Qindra të arrestuar në Rusi në protestat kundër luftës

Më shumë se 600 demonstrues janë arrestuar në 21 qytete ruse, sipas grupit monitorues OVD-Info, pasi figura opozitare Alexei Navalny i burgosur u bëri thirrje rusëve të protestojnë kundër luftës në Ukrainë.

Grupi i monitorimit, duke cituar burime të medias lokale, tha se më shumë se 200 persona u arrestuan në një qytet siberian – Novosibirsk, raporton BBC.

Navalny bëri thirrje për demonstrata në sheshet kryesore të qyteteve ruse, Moskë dhe Shën Petersburg.

Arrestimet masive janë bërë normë në protestat antiqeveritare në Rusi. OVD-Info thotë se të paktën 8,000 protestues janë burgosur ose arrestuar në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë 11 ditë më parë.

Protestat e së dielës pasojnë një ditë të demonstratave globale të shtunën kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Sot është dita e 11-të prej kur Rusia filloi një pushtim me shkallë të plotë në Ukrainë, të cilin Putin e quajti “operacion special ushtarak”.