Pupovci: Prindërit po i ndihmojnë nxënësit për të krijuar grupe për shpërndarjen e testit

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i MASHTI-t

Gjatë këtij muaji, janë mbajtur dy teste, Testi i Arritshmërisë dhe ai i Maturës.

Në bazë të rezultateve të publikuara nga MASHTI, del se këtë vit mesatarja për Testin e Arritshmërisë ishte 57.1 % ndërsa këtë vit kjo mesatare ishte 50.75 %.

Lidhur më këtë, Pupovci ka thënë se kanë ndikuar dy faktorë.

“Unë mendoj që kanë qenë dy faktor. Faktori i parë ka qenë struktura e testit, pasi që Testi këtë vit është organizuar në dy ditë e po ashtu numri i pyetje në lëndë është shtuar” ka thënë Pupovci

Gjatë mbajtes së Testit të Arritshmërisë dhe Maturës, është bërë shpërndarja e Testeve nga ana e pjesëmarrësve.

Për këtë Pupovci ka fajësuar edhe prindërit e nxënësve.

“Ne mund të marrim masa ndaj nxënësve dhe mësimdhënësve por nuk mund të marrim masa ndaj prindit që shkakton fëmijës së tij, me një sjellje të papjekur, është sjellje e papjekur kur një prind së bashku më fëmijët hyn në një grup Viber për të ndihmuar fëmijës së tij”, ka shtuar Pupovci.

Pupovci ka shtuar se një grup i administratorëve janë ndëshkuar dhe se të njëjtit nuk do të angazhohen herën tjetër.

“Rreth 100 nxënës janë përjashtuar nga testimi”, ka shtuar më tutje Pupovci.