Parlamenti lejon konfiskimin e aseteve ruse në Ukrainë

Parlamenti i Ukrainës i ka dhënë dritë të gjelbërt institucioneve tjera që të konfiskojnë asetet të cilat janë në pronësi të shtetit rus apo asete të cilat janë në pronësi të shtetasve rusë raporton BBC.

Tani Qeveria në Kiev mund të listojë asetet të cilat dëshiron t’i kthejë në pronësi të saj por fillimisht duhet një aprovim nga Këshilli i Sigurisë për Mbrojtjen e Ukrainës.

Ndryshe qytetet e Ukrainës janë duke u shkatërruar pas luftimeve me forcat ruse.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka kërkuar më shumë municione dhe armë me qëllim që të mbrohen nga ofensiva e ruse.

Këtë kërkesë e ka bërë në drejtim të shteteve të NATO-së. 

Ai ka thënë se Evropa do të bindet për natyrën shkatërruese të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin i cili nuk ka treguar asnjë shenjë se dëshiron dialog/Shqip.com