Pakistani dëshiron “ndërprerjen e armiqësive” midis Rusisë dhe Ukrainës

Flamuri i Pakistanit

Pakistani dëshiron që Rusia dhe Ukraina të pushojnë menjëherë luftimet dhe po “bënë gjithçka që mundet” për të zgjidhur konfliktin midis dy vendeve, tha shefi i Shtabit të Ushtrisë së Pakistanit, Qamar Javed Bajwa.

“Agresioni rus ndaj Ukrainës është shumë për të ardhur keq; kjo është një tragjedi e madhe”, tha Bajwa gjatë një fjalimi të shtunën. 

Pakistani dëshiron një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Pakistani nuk beson në politikën e kampeve dhe dëshiron marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Kinën, Rusinë dhe të tjerët,” shtoi Bajwa.

Vërejtjet e shefit të ushtrisë shihen si një kontradiktë me qëndrimin e kryeministrit pakistanez Imran Khan, i cili mbeti publikisht ambivalent rreth pushtimit rus ndaj Ukrainës.

Në fillim të marsit, Pakistani, së bashku me Kinën, Indinë dhe të tjerët, abstenuan nga një votim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që dënonte veprimin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke deklaruar se mbetet “thellësisht i shqetësuar për kthesën e fundit të ngjarjeve” që “pasqyron një dështim të diplomaci.”

Më vonë atë muaj, Pakistani dërgoi ndihma humanitare në Ukrainë me kërkesë të ambasadës së Kievit në Islamabad.