OKB: Më shumë se 406 civilë janë vrarë në Ukrainë

Falmuri i Ukrainës

Më shumë se 406 civilë janë vrarë në Ukrainë që kur filloi pushtimi rus më 24 shkurt, tha Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut(ZKLDNJ) në një deklaratë të hënën.

801 civilë të tjerë janë lënduar, tha ZKDLNJ, raporton CNN.

ZKDLNJ se shifrat reale me gjasë janë “konsiderueshëm më të larta”.

Këto shifra përfshijnë të dhëna të mbledhura midis orës 4 të mëngjesit me kohën lokale më 24 shkurt 2022, kur filloi sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, dhe mesnatës së 6 marsit 2022, ZKDLNJ.

Lufta në Ukrainë po vazhdon në ditën e saj të 11-të, ndërsa të dielën kjo Zyrë e OKB-së raportoi për 1 mijë e 123 viktima që nënkupton se ka rritje të numrit të viktimave.

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara të dielën tha se viktimat përfshinin 364 civilë të vrarë, duke përfshirë 25 fëmijë, si dhe 759 civilë të tjerë të plagosur në luftime, ku nga ta 41 fëmijë.