Nuk ndalojnë sulmet ndaj mediave, digjet vetura e “TëVë1” në Zubin Potok
Publikuar:
(29.05.2023 15:55:59)

Vetura e mediumit Tëvë1 fillimisht është sulmuar e më pastaj është djegur, nga protestuesit nw Zubin Potok.
Veturës, i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe i kanë vënë flakën.

AGK-ja, sot gjatë ditës ka dënuar aktet e protestuesve në veri të vendit.
“Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjëm thirrje NATO Kosovo Force – KFOR dhe EULEX Kosovo (Official) të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës”, thuhet në njoftim.
Njëjtë në verim janë dëmtuar veturat e ekipit të “RTV Dukagjinit”, “Kallxo.com”, “Top Channel”, si dhe protestuesit kanë tentuar të dëmtojnë gazetarin nga mediumi “Periskopi”.