Moska mohon se forcat ruse janë duke bombarduar qytetet e Ukrainës

Moska ka mohuar se është duke targetuar qytetet ukrainase dhe akuzoi Kievin për inskenim të pamjeve të sulmeve ndaj civilëve për të përfituar mbështetje nga Perëndimi.

 “Incizimet e inskenuara janë bërë në qytetet ukrainase, me të pretenduarat ‘humbje në masë’ të popullatës civile të Ukrainës […] që të intimidohet popullata civile dhe ato të transmetohen në kanalet perëndimore” ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Ai ka shtuar që forcat e armatosura të Donetskut dhe Luhanskut me mbështetjen e Rusisë kanë marrur zona të populluara në territore të kontrolluara nga Ukraina.

Konashenkov tha se kampanja ishte një “kundër-ofenzivë” dhe se vikimat civile ishin numëruar në mesin e popullatave të dy regjioneve separatiste, që u shpallën të pavarura në vitin 2014.

“Më pëlqen ta theksojë në vecanti: forcat e armatosura ruse nuk janë duke bërë ndonjë sulm në ndonjërin nga qytetet ukrainase. Nuk ka rrezik për popullatën civile”.

Ai tha që forcat ukrainase nuk kishin rezistuar forcat ruse dhe seperatiste, dhe që ato kishin lëshuar armët e tyre dhe nuk kishin qenë të sulmuara.

Rusia nisi një pushtim të Ukrainës të enjten përderisa Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi popujt e tjerë që cdo tentin i ndërhyrjes do të pritej me “pasoja që si keni parë kurrë”.

Në orët në vazhdim u dëgjuan shpërthime në Kiev, Kharkiv, dhe Odesa.

Ato u dënuan nga e gjithë bota. Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg tha që pushtimi ishte “gjakftohtë dhe i planifikuar gjatë”./Shqip.com