Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës: Rusia ka humbur 88 avionë që nga fillimi i luftës
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar raportin e saj ditor mbi konfliktin. Këto janë pikat kryesore:
-Forcat ruse kanë humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës;
-Një numër pilotësh rusë janë kapur;
-Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mbrojnë qytetin port të madh të Mariupolit në juglindje;
-Një “sasi e konsiderueshme” e pajisjeve ruse u kap në rajonin e Mykolaiv – në jug, afër Odesa;
-Ushtarët rusë janë “demoralizuar” nga forca e rezistencës ukrainase.
BBC raporton se nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur atë që pretendon ushtria ukrainase.
Rusia ka dhënë pak detaje për humbjet e pësuar nga forcat e saj në Ukrainë, por ekspertët ushtarakë vlerësojnë se ajo është befasuar nga forca e rezistencës ukrainase dhe ka vuajtur probleme me linjat e furnizimit dhe moralin e trupave.