Mbyllen vendvotimet

Zgjedhjet lokale 2021

Sipas orarit të paraparë janë mbyllur te vendvotimet në Kosovë, ku menjëherë pritet të nis numërimi i votave.

Deri në orën 15:00 kanë votuar 27 për qind e qytetarëve të Kosovës që kanë të drejtë vote.

Gjatë ditës janë shënuar disa incidente, sidomos në Skenderaj dhe Malishevë.

Por, në shumicën e vendvotimeve nuk ka pasur incidente.

883 Qendra të Votimit dhe 2 mijë e 477 vendvotime kanë qenë të hapura në Kosovë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.