Lajçi: Lëvizja Studentore e ’97 dhe UÇK rol vendimtar për Kosovën

Driton Lajçi, njëri ndër organizatorët e protestës studentore të vitit 1997, tha se kjo protestë ka qenë njëra ndër shtytjet për të lëvizur drejt çlirimit të Kosovës dhe pavarësisë.

“Kemi qenë të vogël, por kemi pasur ide të madhe për të lëvizur, kemi jetuar në kushte jo njerëzore”, tha ai një intervistë për RTK. Sipas tij, janë krenar që Lëvizja Studentor 1997 i ka dhënë Kosovës një kryeministër.

Lajçi vlerësoi se Lëvizja Studentore e vitit 1997, ishte sinonim i lirisë dhe menjëherë kishte përkrahje të madhe nga populli. Sipas tij edhe në deklaratën e Pavarësisë gjen veten secili qytetarë i Kosovës, që ka kontribuar për Kosovën.

Njëri ndër organizatorët e protestës studentore të Vitit 1997, Driton Lajçi, theksoi se kulmi i gjithë angazhimit të shqiptarëve, ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).