Kurti: Qeveria e Kosovës ka vendosur që t’i strehojë 20 gazetarë nga Ukraina
Publikuar:
(01.03.2022 18:57:50)
Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do t’i pranojë 20 gazetarë ukrainas
Kurti përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se 20 gazetarët janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të invazionit rus.
“Në përkrahje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj, në bashkëpunim me Federatën Evropiane të Gazetarëve ne do t’ua mundësojmë atyre të punojnë nga distanca”, ka shkruar Kurti.
Our government just decided to host 20 journalists from 🇺🇦 in 🇽🇰. They were forced to leave their homeland by Russian invasion. In support and solidarity with Ukraine & its people, in cooperation with @EFJEUROPE & #ECPMF, we will enable them to work remotley.#WeStandWithUkraine
— Albin Kurti (@albinkurti) March 1, 2022