Konflikti në Ukrainë përshkallëzohet, spitalet dhe ambulancat cak i sulmeve

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar se spitalet dhe ambulancat në Ukrainë janë sulmuar gjatë luftimeve ndërmjet trupave ushtrisë ruse dhe ushtrisë ukrainase. 

Organizata nuk ka saktësuar se nga palët ka goditur më së shumti institucionet shëndetësore duke treguar “vetëpërmbajtje”.

Mirëpo burimet e organizatave të ndryshme kanë sugjeruar se këto sulme janë kryer nga rusët.

Kurse të martën janë konfirmuar 16 raste të këtyre sulmeve.

Tendenca për të sulmuar institucionet shëndetësore është në rritje sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të hënën është raportuar se nënte persona kanë vdekur pasi ishin duke u trajtuar në institucionet shëndetësore.

Anëtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Catherine Smallwold deklaroi se ata janë duke i evidencuar këto sulme. “Ne do të vazhdojmë t’i përditësojmë këta numra sepse janë rritur përgjatë këtyre ditëve”, ka thënë ajo. /Shqip.com