Kompania kosovare e IT-së ofron punë dhe strehim për 10 persona të këtij sektori nga Ukraina

Kompania LinkPlus

Kompania LinkPlus IT është duke ofruar punë dhe strehim për 10 punëtorë të këtij sektori nga Ukraina.

Iliriana Ibraj nga kjo kompani për SHQIP.com ka thënë se këtë iniciative kanë filluar me 10 persona, por në të përfshihet edhe familjarët e tyre.

“Kjo nismë është në njëfarë formë për të ndihmuar për situatën e dhimbshme që po ndodh në Ukrainë. Përderisa ne si media sociale jemi duke dashur të mobilizohemi përmes posteve kemi shpreh dëshirën edhe të ndihmojë ndryshe. Dihet se secili që ik prej një vendi  të luftës e ka edhe familjen e vet dhe për këtë arsyeje në nuk deshëm më shku edhe më shumë njërz, por fillimisht me 10 persona.

Strehimi ka të bëjë me aspektin  e banesës ose shtëpisë, si dhe ekipi ka shprehur dëshirën edhe në shtëpitë e tyre me ofru ndihme nëse veç kanë ndonjë dhomë të lirë”.

Ajo tha se kjo kompani nuk e përjashton mundësinë që edhe t’i ofroje punë pas kësaj situate.

“Fokusi ka qenë për persona që veçse punojnë atje dhe nuk kanë hapësire të sigurte më punuar, mundën me ardhë edhe këtë me punu dhe me jetu për një kohë të pacaktuar, pasi shpresojmë që të mbarojë sa më shpejtë lufta , por nuk përjashtohet edhe mundësia që më i ofru edhe punë këtu ”.

Ibraj ka shtuar se beson se kësaj iniciative do t’i bashkëngjiten edhe sektorë të tjërë./SHQIP.com